Dibrani i “çmendur” pas bletëve, prej 3 vitesh kujdeset për bletë

schedule08:52 - 29 Maj, 2025

schedule 08:52 - 29 Maj, 2025

Zija Keshi 55-vjeçari nga Dibra i që i adhuron bletëve. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, tregoi se prej tri vitesh kujdeset për bletë.

“Bletët i mbledh në koshere me limon, është fruti që i sjell më shpejt në shtëpitë e tyre. Bleta mendoj që është shumë e ndjeshme. Të kullosësh bletët do guxim të madh dhe unë e bëj pa mjetet e duhura që përdorin bletërritësit. Kur largohet nga kosherja ngrihet dhe vendos se ku do të ulet, apo çfarë vendi do të ulët. Ndaj në maj dhe gati deri tek mesi qershorit rrinë afër. Duhet të jetë vetë personi për ta mbledhur aty afër, sepse ndoshta edhe mund të mos e gjesh”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai tregoi se ishte pickuar shumë herë, por që asnjëherë nuk i kanë sjellë asnjë shqetësim shëndetësor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!