Policia e Dibrës ka sekustruar lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore, ndërsa ka arrestuar një 52-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar, policia ka ushtruar kontrolle të befasishme në disa ambiente, ku në një lokal u gjetën dhe 7 copë kallëpe me lëndë plasëse me nga 400 gramë secila, gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë, 58 copë kapsolla detonatore si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.
I arrestuari është Njazi Pilafi, 52 vjeç, pronari i lokalit ku u gjet tritoli. Ai është banues në Peshkopi./abcnews.al