Në qarkun Dibër ka rinisur në mënyrë intensive rinumërimi i qendrave të votimit. Deri më tani sipas të dhënave të KQZ dhe asaj që raporton gazetari i ABC News, Sali Dorton gazetari i ABC News, Sali Doçi që ndodhet atje, janë numëruar 127 qendra votimi nga 222 në total.
PS ka marrë 20,185 vota ose 56.31 %. PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 13.638 vota ose 38.08 %.
227 vota ose 0.63 % kanë shkuar për Partinë Mundësia, kurse për nismën Shqipëria Bëhet 407 vota ose 1.14 %. Lëvizja Bashkë deri më tani në qarkun e Dibrës ka marrë 136 vota ose 0.38 %. Qarku i Dibrës prodhon 5 mandate, nga 3 mandate i kanë shkuar PS dhe 2 mandate PD.
Ndërkohë në bashkinë Mat, janë duke përfunduar kutitë e votimit dhe PS ka shënuar fitoren më të madhe në këtë qark me mbi 60 për qind të votave, 65 % për PS dhe 35 % të votave për PS.
/abcnews.al