Policia e Shtetit ka publikuar listën e personave më të kërkuar për qarkun e Dibrës. Ndryshe nga qytetet e tjera ku janë publikuar emrat dhe veprat e autorëve, në krye të të kërkuarve në Dibër qëndron një grua. Ajo është Lumije Hoxha, e dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Pjesa më e madhe e 22 personave që janë shpallur në kërkim nga uniformat blu, nuk kanë fotografi. Veprat penale që kanë kryer këta persona janë të ndryshme, duke nisur që nga vrasja, prostitucioni dhe mashtrimi. Më herët Policia e Shtetit kishte publikuar emrat e personave të shpallur në kërkim, të Vlorës, Gjirokastës, Beratit dhe Fierit./abcnews.al