Dibër, plagoset me armë zjarri 24 vjeçari në Peshkopi

schedule09:19 - 12 Maj, 2018

schedule 09:19 - 12 Maj, 2018

Një i ri është plagosur me armë zjarri gjatë natës në qytetin e Peshkopisë. Bëhet fjalë për 24 vjeçarin me inicila e A.M banues në Peshkopi. Sipas të dhënave paraprake të policisë i dëmtuari është dërguar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë, ndërsa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje.

Policia ka identifikuar aurorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, ku për shkak të hetimit nuk bëhet të ditura të dhënat e tij.

Po krihet zona për kapjen e tij, si dhe po hetohet intensivisht nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Informacion paraprak

Më datë 11.05.2018, rreth orës 23:10, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në qytetin e Peshkopisë, është plagosur me armë zjarri një shtetas me iniciale A.M, rreth 24 vjeç, banues në Peshkopi.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga ekspertë të policisë së Dibrës, është arritur të identifikohet aurori i dyshuar i kësaj ngjarje, ku për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhënat e tij.

Po krihet zona për kapjen e tij, si dhe po hetohet intensivisht nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbadhjen e shkaqeve të ngjarjes, si dhe po mblidhet dhe sekuestrohet çdo provë që mund të ketë lidhje me këtë ngjarje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!