Diaz: E ndjej presionin te Milani, Ibrahimovic është i pabesueshëm!

schedule21:11 - 21 Shtator, 2020

schedule 21:11 - 21 Shtator, 2020

Brahim Diaz u afrua këtë merkato te Milani nga Real Madrid dhe duket gati për aventurën e re. Në një intervistë për mediat italiane, Diaz tregoi pse ka zgjedhur numrin 21, u tregua i sinqertë kur u pyet për presionin që ka dhe tregoi rolin e preferuar, duke treguar se e gjen veten te skema 4-2-3-1.

“Numri 21? Të them të vërtetën, numri im i preferuar është dhjeta. Më ka pëlqyer gjithmonë, por nuk kam kërkuar asgjë askund. Fundja, siç them shpesh, nuk luan numri, thjesht e kam pasur kur isha i vogël. Sidoqoftë, 21-shi që kam marrë më pëlqen shumë sepse e kam pasur edhe te Reali i Madridit. E zgjodha sepse doja të merrja me vete në Milano të gjithë punën dhe sakrificat e bëra për të arritur në këto nivele.

Presioni? Pa dyshim që e ndiej, por më pëlqen. Milani është një klub madhështor ku ka presion, ku të kërkohen rezultate, fitore dhe tituj. E vërteta është që dua ta tregoj gjithçka mund të bëj me këtë ekip e të jem vendimtar duke ndihmuar këdo e në çdo mënyrë.

E gjej veten te skema 4-2-3-1, ku mund të bëja fare mirë në secilin prej roleve pas shpinës së sulmuesit. Më pëlqen të luaj në ato zona sepse e di që mund të bëj diferencën sepse mund të sulmoj hapësirat ose të shpik diçka për shokët. Fakti që përshtatem lehtë është shumë pozitiv pasi edhe trajneri ka disa mundësi për të më shfrytëzuar.

Ibrahimovic? Është një futbollist i pabesueshëm, por tani që e kam njohur nga afër mund të them se është edhe një njeri i jashtëzakonshëm. Për mua është një nder që të stërvitem pranë tij e që kam trashëguar numrin që Zlatani mbante sezonin e kaluar”, u shpreh Diaz./abcnews.al