Çfarë po ndodh me votat nga Greqia?/ Janë regjistruar 68 mijë, por kanë ardhur vetëm çereku

schedule15:08 - 2 Maj, 2025

schedule 15:08 - 2 Maj, 2025

Afro 130 mijë fletë votimi nga Diaspora kanë mbërritur në Parkun Olimpik.

Por ndryshe nga se ç’pritej, në Greqi, shifrat na flasin për një numër të ulët zarfesh të kthyera, në krahasim me numrin e fletëve të shpërndara apo edhe takimeve të zhvilluara nga partitë politike.

Aktualisht në Tiranë kanë mbërritur vetëm vetëm 7.2 % e fletëve të votimit nga vendi fqinj, përkatësisht afro 18 mijë vota nga 68 mijë që janë shpërndarë.  Por edhe pse shifrat e tre ditëve të fundit tregojnë një rritje te fleteve të mbërritur, sërish përqindja e tyre mbetet nën mesataren  e shteteve të tjera.

Po ashtu, Greqia është edhe shteti që mban edhe numërin më të lartë të zarfeve të pa tërhequra, 10 mijë nga 25 mijë në total.  Për këtë arsye, zarfet me fletët e votimit do të qëndrojnë në zyrat e DHL deri në datën 8 maj, dhe pas kësaj date do të kthehen në Shqipëri.

“Në KQZ janë vetëm 7 votues që kanë deklaruar që se kanë marrë fletën e voitmit. Dhe në total numri i problematikave në lidhje me zgjedhësit nga jsahtë është 156. DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrat e saj zarfe që s’kanë mundur tua dorëzojë votuesve deri në 8 Maj.”

Ndërsa sa i përket shteteve të tjera, numrin më të lartë të fletëve mbërritura në Shqipëri e mban Italia me mbi 58 mije, e ndjekur nga Greqia dhe Gjermania me afro 18 mijë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 12 mijë.

Sa i përket shpërndarjes në qarqe 12% ose mbi 31 mije vota i shkojnë Tiranës, 6.5 % ose mbi 15 mije vota shkojnë në Durrës dhe Fier.

Fletët e votimit me preferencat e diasporës duhet të mbërrijnë në territorin shqiptar brenda orës 19:00 të dielës së 11 majit, pasi cdo votë që vjen pas kësaj ore nuk do të numërohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!