Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diaspora nis votimin/ Celibashi: 111 persona kanë votuar, zarfi është tërhequr nga DHL

schedule10:41 - 16 Prill, 2025

schedule 10:41 - 16 Prill, 2025

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i votimit të diasporës po vijon.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se votuesi i parë, ishte një emigrant në Gjermani.

Celibashi shtoi se deri më tani, kanë votuar 111 persona, zarfet e të cilëve janë tërhequr nga posta DHL.

“Votuesi i parë, të cilit i ka mbërritur zarfi, ka qenë nga qarku i Dibrës, jeton në Gjermani. Janë në mbërritje, 111 zarfa, janë 111 votues dhe është tërhequr ky zarf nga DHL. Votimi nga jashtë, pra votimi i zgjedhësve shqiptarë, tashmë konsiderohet i kryer. Është rasti për të falenderuar ata të cilët u morën me këtë proces”, theksoi ai ndër të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!