Diaspora kërkon votën/ Daci: Çështja është politike. Përfaqësuesi i diasporës: Nuk na intereson përçarja e PD, duam të votojmë

schedule20:48 - 2 Maj, 2024

schedule 20:48 - 2 Maj, 2024

Politologu Alban Daci thotë se çështja e votës së emigrantëve nuk është çështje juridike, por çështje politike.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Daci u shpreh se komisionin e përbashkët për votën e diasportës, PD e ka bojkotuar, pasi në të është Rithemelimi.

Ndërsa përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Austri, Arben Lleshi deklaroi se diasporës nuk i intereson përçarja e PD-së, por se duhet të votojnë.

Pjesë nga diskutimi

Alban Daci: Çështja e votës së emigrantëve, nuk është çështje juridike, është çështje politike. Në të gjitha vendet ku aplikohet vota e atyre që emigrojnë jashtë ka kuota të cilat vendoset në proporcion me popullsinë për përfaqësim në parlament. Kuota sipas subjekteve politike që janë vullnetin për t’i përfshirë këta shqiptarë që jetojnë jashtë. Ne nuk kemi as njërën dhe as tjetrën. Kushtetuta thotë që kemi të drejtë të votojmë. Nëse në Itali, kemi 600 mijë shqiptarë, sa deputetë duhet të dalin nga Italia? Ka rëndësi terminologjia. Ai grupi që është aty është i Rithemelimit, jo i Partisë Demokratike. PD ka bojkotuar komisionin e përbashkët. Në atë komision është Rithemelimi dhe Partia Socialiste.

Arben Lleshi: Është edhe problem juridik. Na lini të votojmë. Ne nuk na intereson që Partia Demokratike është e përçarë, ne duam të votojmë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!