Diaspora, fleta e votimit në tre zarfe/ Emigrantëve u shkon me postë te dera e shtëpisë

schedule12:26 - 7 Prill, 2025

schedule 12:26 - 7 Prill, 2025

FLetët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri.

Shpërnadrja e fletëve për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Evropë, do të bëhet në datat 15-22 prill. Ndërsa për shqiptarët që jetojnë në kontinente të tjera, në datat 15-25 prill.

Vota do të futet në 3 zarfe e më pas do të dërgohet me postë.

“Kjo procedurë duhet të zhvillohet gjatë 3 ditëve. Të gjitha votat e diasporës duhet të mbërrijnë në territorin shqiptar në orën 19:00 të 11 majit. Mbas kësaj ore, çdo votë e mbërritur do të konsiderohet e pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Greta Bullari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!