Marin Meksi ashtu sic pritej është shpallur Kampion Bote në IFBB Pro i cila u zhvillua në Portugali.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Gjithashtu një reagim ka patur edhe nga vetë sportisiti i cili shprehet se është shpallur kampion mes 400 kampionëve më të mirë të planetit
Reagimi i plotë i Meksit:
Te nderuar miq, pas nje lufte Titanesh, me pjesemarrjen e rreth 400 Kampioneve me te mire te Planetit, u shpalla Kampion ne Kampionatin Boteror te Liges Profesioniste IFBB Pro “Diamond Cup”, ne Portugali ne kategorine Men’s Classic Bodybuiliding up to 180 dhe vendi i katert ne Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open.
Diamond Cup dhe Medalja e Arte neser mberrijne ne Tirane!
Falenderoj Krijuesin, Familjen time, Shtetin Shqiptar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë, Federaten Shqiptare te Bodybuilding me ne krye legjenden z.Rando Kukeli, KOKSH, Federaten e Kosoves me ne krye Presidentin, Gjeneral Esat Lata dhe SP z.Sabri Dragusha, Federaten e RMV me ne krye z.Boban, Federaten Portugese me z.José Monteiro, IFBB dhe z.Santonja, Trajnerin tim Abdul Fawaz, ne Porto pata mbeshtetjen e pa kursyer te legjendes tone te football z.Edi Abazi, si dhe gjithe Popullin Shqiptar qe me perkrahu ne cdo hap.
In God we Trust
Marin Meksi
Postimi i KOKSH:
Marin Meksi shpallet Kampion në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste IFBB Pro “ Diamond Cup” në Portugali në kategorinë Men’s Classic Bodybuilding up to 180 dhe zë vendin e katërt në Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open!
Medalja e Arte dhe Diamond Cup vijne ne Shqiperi!
Diamond Cup dhe Medalja e Arte pritet te mberrijne neser ne Tirane. /abcnews.al