“Dialogu, rruga e vetme”, Begaj: BE të rrisë presionin për përgjegjësitë për Banjsken

schedule22:00 - 18 Tetor, 2023

schedule 22:00 - 18 Tetor, 2023

Pas Presidentit francez Emanuel Makron, një ditë më parë, këtë të mërkurë, në Presidencë u organizua një tjetër ceremoni shtetërore, këtë herë për të pritur Presidentin koratë, Zoran Milanoviç.

Takimi i tyre u përqëndrua tek Kosova, e pas 24 shtatorit. Dy kryetarët e shteteve dënuan ngjarjen, por patën disa qëndrime se si Bashkimi Europian mund të ndikojë mbi Serbinë.

Begaj: “Nevojë që BE të rris presionin për përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjçsive, me ndikim të drejpërdrejtë për paqen dhe sigurinë e gjithë rajonit”

Zoran Milanoviç: “Sansione të caktuara nuk sjellin asgjë, nuk ka sanksione e do të ishin frutdhënëse”.

Begaj është i mendimit që rruga e zgjidhjes është vetëm një, të vijojë dialogu, por jo si deri më tani.

“Që prej sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjakse, gjërat nuk janë më si më parë, dhe nga mediatoret e këtij dialogu, duhet të këtë një qasje të re”.

Homologu kroat Milanoviç ndërkohë theksin e vuri tek përgjigjja që duhet të jap Presidenti serb Vuçiç, për ngjarjen në veriun e Kosovës.

Milanoviç: Vuçiç nuk është përgjigjur dhe duhet të përgjigjej. Kjo nuk do të thotë që nuk e ndaj qendrimin që kam pasur më herët.

Si në çdo deklaratë e çdo zyrtarë, edhe në këtë vizitë në Tiranë, presidenti kroat theksoi se Shqipëria ka bërë përparime por është Bashkimi Europian që nuk ka reflektuar. “Ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale të BE”, kreut të shtetit kroat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!