Vijon dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pas diskutimeve në nivelin teknik, sot do të vazhdojë dialogu edhe në nivelin e lartë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç pritet të takohen në Bruksel.
Mediat e Prishtinës raportojnë se dy krerët e shteteve respektive do të bisedojnë për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese që janë arritur, dhe mënyrat se si të arrihet një zgjidhje finale mes dy vendeve. Takimi do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini./abcnews.al