Dialogu për zgjidhjen e krizës, Kryemadhi: Rama nuk ka qenë i sinqertë

schedule16:25 - 25 Shtator, 2019

schedule 16:25 - 25 Shtator, 2019

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet e hapur për dialog me qeverinë, por akuzon kryeministrin Rama se ka qenë i pasinqertë dhe pengues për uljen në një tryeze të gjerë të spektrit politik. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi deklaroi se Gjermania me vendimin e grupeve parlamentare të CDU/CSU ishte një mundësi e re për klasën politike për të reflektuar.

Monika Kryemadhi mohon të ketë kushtëzuar dialogun me qeverinë me kushtin e largimit të Edi Ramës si kryemistër, por pranon se mungesa e sinqeritetit të tij ka bërë që të dështojnë edhe përpjekjet ndërkombëtare. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi qartësoi se ka qenë Lulzim Basha ai që ka kushtëzuar statusin me të cilin Rama do të ulej në tryezën e bisedimeve dhe kjo për shkak të asaj që ndodhi me marrëveshjen e 18 majit 2017.

“PO”-ja me kushte që grupet politike të CDU/CSU vendosën për çeljen e negociatave të Shqipërisë për kryetaren e LSI-së është një shans i ri që i jepet politikës shqiptare pas një skaneri të plotë që i kanë bërë krizës që po kalon vendi”.

Kryemadhi është shprehur për një institucionalizim të dialogut duke kërkuar që synim të mos jetë vetëm zgjidhja e krizës aktuale por ofrimi i një alternative të re përballë shqiptarëve. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!