Opozita kosovare ka akuzuar mazhorancën se ka shkelur Kushtetutën në hartimin e ligjit për dialogun me Serbinë. LDK dhe Vetëvendosje e kanë çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, ndërsa kanë paralajmëruar edhe protesta nëse kërkesa nuk merret parasysh.
Së paku në nëntë nene është shkelur Kushtetuta e Kosovës në ligjin për dialogun me Serbinë vlerëosjnë partitë opozitare LDK-ja dhe LVV-ja. Deputetët e këtyre dy partive politike, kundërshtojnë në tërësi kushtetueshmërinë e këtij ligji. Andaj ata kanë dërguar në kushtetuese për interpretim këtë ligj. Nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh atëherë nuk përjashtohen protestat.
Këto dy parti vazhdimisht kanë kundërshtuar rolin e presidentit Hahsim Thaci në dialogun Kosovë Serbi. Së fundmi po kundërshtojnë edhe ligjin për dialogun dhe platformën e cila sipas tyre i lë hapësirë negociimit të territorit të Kosovës. /abcnews.al