Dialogu me Serbinë, Lajçak në Kosovë do të takohet me kryeministrin Hoti

schedule07:40 - 13 Tetor, 2020

schedule 07:40 - 13 Tetor, 2020

I dërguari special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këtë të martë do të jetë në Prishtinë ku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës Avdulla Hoti.

Vizita e diplomatit sllovak në Prishtinë vjen një ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Lajçak, në një intervistë për mediat në Kosovë në lidhje me vizitën e tij, ka folur për shumë çështje. I deleguari i BE-së për dialogun ka folur për takimin e radhës në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç si dhe ka treguar se për cilat tema janë pajtuar palët për të negociuar në Bruksel.

Ai ka folur edhe për marrëveshjet e arritura në Washington dhe rolin e BE-së në këto çështje.

Sipas përfaqësuesit të BE-së, një marrëveshje brenda muajve e jo viteve do të ishte ideale për dy vendet, por duke marrë në konsideratë se të dy palët do të jenë të gatshme të angazhohen dhe të bëjnë kompromis.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!