Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dialogu me Serbinë, Hoti në Abc News: Jo zgjidhje që lë problemin hapur, as pazare e koncesione

schedule20:59 - 14 Tetor, 2020

schedule 20:59 - 14 Tetor, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në një intervistë ekskluzive për emisionin Ballkan në Abc News u shpreh se me Serbinë synohet një marrëveshje që të mbyllë njëherë e mirë problemin, pra që të finalizohet me njohje, për të mos e lënë plagën hapur. Ai tha se nuk do të bëjë pazare dhe koncesione me territorin e Kosovës.

Lexo edhe: Dialogu me Serbinë, Hoti: Jo zgjidhje që lë problemin hapur, as pazare e koncesione

Nuk do të ketë zgjidhje të ndërmjetme, që lë problemin e hapur, se ashtu e kemi. Unë po punoj në atë drejtim, të shohim në muajt në vijim. Nëse nuk mbërrijmë në marrëveshje do të ishte për keqardhje, por nuk kemi cfarë bëjmë. 

As pazare me territorin dhe as koncesione. Kemi hyrë për të normalizuar marrëdhëniet, të adresojmë të gjitha cështjet me parimet ndërkombëtare. Nuk do të jem asnjëherë i gatshëm të bëj zgjidhje kreative të ndryshme që nuk të çojnë askund. 

Lexo edhe: Hoti: Deklaratat e Daçiç dhe Vulin tregojnë mentalitetin e vjetër

Stabiliteti i qeverisë është dhe mund ta çojë mandatin deri në fund” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!