Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në udhëtimin e tij në Bruksel me 18 Korrik, për raundin e dytë të takimit të fazës finale të dialogut me Serbinë, do të shoqërohet nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo vjen në bazë të një platformë të re, të propozuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Propozimi i quajtur “Dokument kornizë mbi dialogun Kosovë–Serbi” përfshin parimet e negociimit me Serbinë, përbërjen dhe strukturën e ekipit negociator, pritjet e Kosovës dhe shumë çështje të tjera. Në të theksohet se autoritetet e Prishtinës synojnë anëtarësimin në OKB dhe se Kosova nuk negocion mbi shtetësinë e saj, sovranitetin e integritetin./abcnews.al