Rezoluta e propozuar nga AAK në seancën e 24 dhe 25 shkurtit, në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka kaluar në Kuvend.
21 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë ndërkohë 43 kanë abstenuar, dhe si pasojë e kësaj, nuk pati numër të mjaftueshëm që të kalojë si rezolutë.
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka paraqitur rezolutën pikat e të cilës ishin: 1. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë në nivel politik dhe jo në atë teknik, si dhe të udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës. 2. Dialogu duhet të fokusohet në njohje të ndërsjellë dhe në ulëse në OKB./Express