Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mirëpritur sot në Bruksel kryediplomatin serb, Ivica Daçiç.
Lajçak përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Good to welcome Serbian Foreign Minister Ivica Dacic today in Brussels. We exchanged views about the Dialogue on normalisation of relations in the context of Serbia’s ?? aspirations. pic.twitter.com/hGDT5zvgng
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 24, 2023
“Mirëprita sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave të Serbisë për në BE”, shkroi Lajçak./Kosova Press/