Dialogu Kosovë -Serbi, Lajçak shkon në Londër

schedule11:09 - 29 Mars, 2023

schedule 11:09 - 29 Mars, 2023

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është nisur për në Londër, ku pritet që me 4 prill të zhvillohet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak përmes një postimi në Twitter bën me dije se do të qëndrojë dy ditë për tu konsultuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

“Tani po shkoj në Londër për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, shkruan Lajçak.

Paraprakisht ai ka njoftuar se për këtë çështje ka qëndruar në Berlin, ku sipas tij ka pasur një ditë të mbushur me takime intensive në Kancelari, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag./abcnews.al