Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Janë bërë disa hapa konkretë, por nuk ka përparim për normalizim të marrëdhënieve mes vendeve

schedule09:56 - 9 Korrik, 2024

schedule 09:56 - 9 Korrik, 2024

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në takimin e zhvilluar në takimin e kryenegociatorëve javën e kaluar, ka pasur hapa konkretë në disa çështje praktike, por se jo përparim të dialogut në rrugën drejt normalizimit.

Kujtojmë se më 2 korrik në Bruksel u takuan kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

“Pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive, u pajtuam në hapat konkretë në disa çështje praktike. Fatkeqësisht, s’ia kemi dalë të bëjmë përparim në kornizën e gjerë – implementimin e Marrëveshjes në Rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!