Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas: Kemi emëruar sekretarin e posaçëm, presim normalizim të marrëdhënieve

schedule10:19 - 16 Maj, 2025

schedule 10:19 - 16 Maj, 2025

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kalla është pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot, më 16 maj, në Tiranë. Gjatë një prononcimi për mediat Kallas u pyet për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se është caktuar një sekretar i posaçëm dhe se pritet normalizimi i marrëdhënieve, mes dy vendeve

Pyetje: Zonja Kaja Kallas çfarë prisni nga Kosova dhe Serbia nga procesi i dialogut, çfarë mesazhi keni për ta?

“Pak më parë kemi sekretarin e posaçëm për dialogun dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht”, tha Kallas.

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane mblidhen të premten për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!