Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti këtë të premte ka zhvilluar një bisedë telefonike me dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.
Mediat bëjnë me dije se në këtë komunikim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell dhe me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Olivér Várhelyi, kryeministri i ka njoftuar diplomatët për prioritetet e Qeverisë së Kosovës.
Gjithashtu ai ka veçuar mënyrën e menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit si pasojë e kësaj pandemie.
Kryeministri Hoti foli edhe për përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për ta përmbyllur me sukses perspektivën integruese evropiane të Kosovës.
Në bisedën e tij me Komisionarin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, Hoti kanë diskutuar për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, dialogun me Serbinë dhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Diskutim i mirë dhe konkret me kryeministrin e Kosovës për bashkëpunimin në të ardhmen, për reformat drejt integrimit evropian, rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë me COVID-19, planet për investime në të ardhmen. Folëm gjithashtu edhe për nevojën që të rinisë dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave”, ka shkruar Varhelyi./abcnews.al