I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Kosovë.
Sorensen do të takohet me krerët e shtetit. Emisari i BE-së do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Më pas do të takohet me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Takimi Kurti-Sorensen do të fillojë në orën 10:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Pas takimit me Kurtin, emisari special evropian do të pritet në takim edhe nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi.
Kjo është vizita e parë e Sorensen pas marrjes së postit në muajin shkurt, duke e zëvendësuar paraardhësin e tij, Miroslav Lajçak.