Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbajnë sot në Ohër të Maqedonisë Veriore takimin e radhës në kuadër të dialogut.
Bashkimi Europian ka informuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, së bashku me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nga ora 10:00 do të takohen me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Pas takimeve me secilin, do të mbahet edhe një takim i përbashkët, i cili do të fokusohet në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë përpara takimeve shefi i politikës së jashtme Borrell ka postuar një foto në Twittter me pamje nga liqeni i Ohrit, me shpresë se sot do të arrihet një zgjidhje mes dy vendeve.
The eyes of the EU & the Western Balkans are on Ohrid today.
After intense shuttle diplomacy between Belgrade and Pristina, we will discuss with @predsednikrs and @albinkurti the implementation annex – an integral part of the Agreement on the path to normalisation of relations. pic.twitter.com/Z8xJB7I75j
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 18, 2023
“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot në Ohër. Pas diplomacisë instensive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të diskutojmë me Aleksander Vuçiç dhe Albin Kurtin, për aneksin e zbatimit, pjesë integrale e marreveshjes për rrugën drejt normalizimit të marredhënieve, “ shkruan Borrell.
/abcnews.al