Dialogu i nivelit të lartë Prishtinë-Beograd: Nuk gjendet kompromis për shkak të Serbisë

schedule13:06 - 18 Gusht, 2022

schedule 13:06 - 18 Gusht, 2022

Nga Erisa Zyka: 

Takimi i tretë i dialogut të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë premton të korrë rezultate. Takimi trilateral midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell sapo ka filluar. Kjo është një shenjë e mirë për Bashkimin Europian, që ka bërë thirrje që prej një viti, që palët të mund të takoheshin ballë për ballë me njëri tjetrin dhe jo vetëm në takime bilaterale. Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e emisarit të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak por edhe shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrel që po konkretizohet sot në Bruksel në ndërtesën e shërbimit të aksionit të jashtëm të Bashkimit Europian. Hyrja para reth 40 minuta para në këtë ndërtesë i zëvendësndihmës sekretar i shtetit të SHBA, Gabriel Escobar ështe një tjetër shenjë pozitive, që hera e tretë e dialogut të nivelit të lartë të mund të konkretizohet me marrëveshje. Prezenca e SHBA-ve në dialog ka ndikim në mbajtjen e ekuilibrit midis të dyja palëve dhe një garanci shtesë për marrëveshjen. Duke qenë se bëhet fjalë për raundin e tretë të dialogut të nivelit të lartë, Bashkimin Europian shpreson të jetë një lloj: “E treta e vërteta”.

BE-ja pret marrëveshjen mbi targat

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel së bashku me Miroslav Lajçak shpresojnë të shkëpusë nga të dyja palët një marrëveshje përfundimtare apo afatgjatë mbi lëvizjen e lirë të automjeteve nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Bëhet fjalë konkretisht mbi marrëveshjen për targat e automjeteve, që qarkullojnë aktualisht sipas regjimit tê marrëveshjes së përkohshme midis dy vendeve, atë të letrave ngjitëse mbi targat e makinave kur ato kalojnë kufirin nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Kjo çështje është kthyer në urgjencë nisur nga tensionet e fundit në veri të Kosovës, që Bashkimi Europian kërkon me të gjitha mënyrat të evitojë. Kjo organizatë ka bërë thirrje për ndaljen e tensioneve midis dy vendeve. “ Tensionet në Veri tê Kosovês kanê dêshmuar sërish se është koha që të lëvizet drejt normalizimit të plotë . Unë pres që udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për tê gjetur gjuhën e përbashkët” është shprehur shefi diplomacisë europiane, Josep Borrel në Twitter pas takimeve bilaterale që ai, së bashku me Miroslav Lajçak kanë patur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Një dinamikë tjetër për dialogun

Bashkimi Europian pret gjithashtu të krijojë një klimë tjetër dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Atë të dialogut të drejpërdrejt, të bashkëpunimit, të zbatimit të marrëveshje të arritura dhe konkretizimit të dialogut. Thënë ndryshe, krijimi i një qasjeje të re për të ecur përpara me dialogun. Për Bashkimin Europian, që marrëdhiet midis dy shteve të normalizohen duhen treguar, që marrëveshjet sjellin përfitime për të dyja palët në fushën e energjisë, të transportit, apo të personave të pagjetur. Këto fryte konkrete nuk janë korrur ende, ndaj Bashkimi Europian nxit pa pushim drejt këtij konkretizimi. Për Bashkimin Europian, nëse çështjet e interest të ndërsjellë do të sillnin rezultate, do tê ishte më e lehtë të diskutohej më pas çështja më e vështirë, normalizimi I plotë midis dy vendeve, që nuk mund të mbarojë pa një marrëveshje gjithpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për palët.

Sapo u konfirmua nga pala serbe, qe nuk ka kompromis. Sipas burimeve serbe, presidenti i Serbisë është shprehur se nuk do prononcohet sot dhe do t’i drejtohet popullit serb në ditët që vijnë.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!