Diagnoza e hershme shpëton jetë, mbyllet muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e zorrës së trashë në Hygeia

schedule15:51 - 6 Prill, 2023

schedule 15:51 - 6 Prill, 2023

Kanceri i zorrës së trashë është i treti më i përhapuri në botë, i cili shkakton rreth 1 milion vdekje në vit.

Në Shqipëri vitet e fundit numri i rasteve ka ardhur duke u rritur ndjeshëm. Marsi është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit kolorektal dhe spitali Hygeia këtë muaj ju bashkua nismave ndërkombëtare për ndërgjegjësimin e popullatës për të kryer kontrolle mjekësore me qëllim parandalimin në kohë te kancerit te zorrës se trashe.

 “Kanë qenë të shumtë pacientët që gjatë muajit mars u paraqitën për të kryer kontrolle (kolonoskopi dhe vizita ) për zorrën e trashë, duke qenë kjo edhe mënyra më e mirë e parandalimit të këtij lloj kanceri. Pra për fat te mire po vëmë re që vit pas viti kemi një ndërgjëgjësim në rritje të pacientëve. Ky ndërgjegjësim vlen edhe për të gjithë tipet e kancerave që ne diagnostikojmë dhe trajtojmë në spitalin tonë, pra diagnoza e hershme shpëton jetë edhe kur behet fjalë për kancerin e  stomakut, të pankreasit, shpretkës, zorrës së trashë, kancerin e gjirit etj” , ka thënë mjeku.

Prof-dr.Bahadir Celep, Shef i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme thotë se falë teknologjisë se avancuar mjekësore dhe profesionalizmit te ekipit mjekësor që spitali Hygeia disponon janë trajtuar me sukses raste edhe në stade të avancuara të kancerit.

 “Ajo që është e rëndësishme për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive malinje ështe të kesh në dispozicion strukturën dhe aparaturat e duhura mjekësore gjë të cilën Spitali Hygeia e garanton në mënyrën me të mirë të mundshme duke qenë se disponon të gjitha shërbimet e duhura mjekësore duke filluar nga shërbimi i radiologjisë së avancuar imazherike që ofron ekzaminimet me ekografi, skaner, rezonancë magnetike përfshirë edhe PET/CT, që ndihmojnë dhe garantojnë një diagnozën të saktë, departamentin e gastroenterologjisë intervencionuese që ofron të gjithë ekzaminimet endoskopike të nevojshme për traktin gastrointestinal, departamenti i kirurgjisë së përgjithshme që ofron trajtim kirurgjikal me teknikat më bashkëkohore kirurgjikale siç janë ato laparoskopike dhe për të mbyllur ciklin e plotë të trajtimeve kemi edhe sherbimin e Onkologjisë & radioterapisë ku ofrohen trajtimet e kimioterapisë dhe ato të Radioterapisë duke qenë kështu struktura e vetme ne vend që ofrojmë një shërbim të plotë 3600 për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit në të gjitha fazat e tij.

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme me ekipin e tij të mjekëve kirurgë me eksperiencë është në gatishmëri të plotë dhe ju garanton pacientëve trajtim të specializuar 24 orë në 24 çdo ditë të vitit . Sajë teknologjisë së avancuar mjekësore që ne disponojmë dhe eksperiencës së kirurgëve tanë arrijmë të ofrojmë shërbimin cilësor edhe në rastet kur pacientët kanë nevojë për kirurgji në kushtet e urgjencës  duke qenë kështu një qendër reference për pacientët shqiptarë për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive malinje (kancerat) që e traktit gastrointestinal dhe jo vetëm duke numëruar një numër të madh pacientësh shqiptarë dhe të huaj që janë trajtuar me sukses në Spitalin Hygeia, përfshirë këtu edhe raste të pacientëve në stade të avancuara të kancerit”, ka thënë ndër  të tjera mjeku.

Mjeku apelon që të mos neglizhohet kryerja e kontrolleve të rregullta mjekësore dhe të zgjidhen struktura të mirëfillta dhe te sigurta spitalore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!