Diagnostikohen me kancer zjarrfikësit që shpëtuan jetë në Grenfell Tower

schedule12:34 - 13 Janar, 2023

schedule 12:34 - 13 Janar, 2023

Dhjetë deri në 12 nga zjarrfikësit janë diagnostikuar me kancer, kryesisht të sistemit tretës ose leucemi, sipas hulumtimit nga Shoqata e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Universiteti i Lancashire Qendrore.

Zjarrfikësit  morën pjesë në operacionin e shuarjes së zjarrit të madh në Grenfell Tower në Londër në vitin 2017 dhe disa prej tyre, të moshës jo më shumë se 40 vjeç janë diagnostikuar me kancer.

Zjarrfikësit dhe të mbijetuarit e katastrofës kanë bërë thirrje për teste mjekësore ndërsa është hartuar një listë e shpëtimtarëve që morën pjesë në operacionin e madh të zjarrit në Londrën perëndimore gati gjashtë vite më parë.

Sëmundjet e zemrës dhe problemet me veshkat janë gjithashtu sëmundje që janë regjistruar në mesin e zjarrfikësve  ndoshta për shkak të tendosjes fizike që ata bëjnë në punë.

“Ne presim që së shpejti të zbulohen disa fakte reale. Është tronditëse ajo që po del”, tha një burim i shërbimit zjarrfikës.

Disa nga 1300 zjarrfikësit që besohet se kanë shkuar në vendngjarje kanë veshur uniformat e tyre të kontaminuara për më shumë se 10 orë, ndërsa të tjerët kanë mbetur në një bodrum të mbushur me tym deri në gjashtë orë. Zjarrfikësit mbetën pa ajër dhe është pothuajse e sigurt se kanë thithur tym.

Analizat treguan se kishte përqendrime të larta të kimikateve që shkaktojnë kancer, si dhe kancerogjene të provuara brenda 200 metrave nga kulla. Gazetarët u panë gjithashtu jashtë kullës në ditët pas zjarrit pa pajisje mbrojtëse, me disa ekspertë që kishin frikë se toksinat mund të ishin edhe më keq për njerëzit pas zjarrit.

Tragjedia e Grenfell Toëer la 72 të vdekur dhe nxiti një seri hetimesh për përgjigjen dhe sigurinë e ndërtesës. Viktima më e re ishte vetëm gjashtë muajshe.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!