Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Diaby drejt Arabisë Saudite, Unai Emery kërkon “yllin” portugez në “Villa Park”

schedule20:16 - 28 Korrik, 2024

schedule 20:16 - 28 Korrik, 2024

Me “yllin” francez, Moussa Diaby, i cili tashmë e ka marrë rrugën drejt elitës së futbollit arab, “gjigantët” angleze të Aston Villa kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin perfekt të tij dhe duket se e kanë gjetur.

Bëhet fjalë për portugezin, Joao Felix, me “yllin” e sulmit, që pëlqehet shumë nga tekniku Unai Emery, me këtë të fundit që i ka “pikë të dobët”, lojtarët që mund të luajnë në çdo pozicion të sulmit dhe “luzitani” di ta bëjë shumë mirë diçka të tillë.

Felix sapo është rikthyer te skuadra e Atletico Madrid, pas një huazimi 1-vjeçar te Barcelona dhe tashmë është në pritje, për të mësuar të ardhmen e tij, teksa një rikthim te “Katalanasit” mund të konsiderohet si i pamundur, megjithatë në Premier League e kërkojnë disa klube përfshirë këtu edhe Aston Villa. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!