Diabeti nuk prek vetëm të rriturit, por dhe më të vegjlit. Moshat nga 4 deri në 6 vjeç dhe adoleshentët tregon mjekja Endokrinologe në Spitalin Hygeia në Tiranë, Blertina Dyrmishi, janë ato ku vihet re më shpesh rritja e nivelit të sheqerit në gjak.
Prindërit, duhet të bëjnë kujdes në rast së fëmija shfaq këto shenja.
“Në ndryshim nga të rriturit kur kanë një stad që janë me diabet dhe jodomosdoshmërisht kanë shenja klinike, tek fëmijët shenjat janë më evidente. Kjo ka lidhje me faktin e dëmtimit që ndodh tek qelizat e pankreasit. Dëmtimi është i konsiderueshëm që të shfaqet diabeti. Fëmijët përgjithësisht e shfaqin diabetin me shenja klasike, me rënien në peshë, me tharjen e gojës, me urinimin e shtuar e me lodhje dhe nëse diagnoza nuk është vendosur në kohë, situata do të vazhdojë. Ndonjëherë mund të mos na shkojë në mendje që jemi përpara në diabeti”, sqaron mjekja edonkrinologe.
Mjekja endokrinologe, Blertina Dyrmishi iu rekomandon prindërve tu matin nivelin e glicemisë fëmijëve edhe në rastet kur ata shfaqin shenja të ngjashme me virozat e stinës.
Kjo thotë mjekja do të përjashtonte mundësinë e prekjes nga diabeti ose trajtimin në kohë të sëmundjes.
/abcnews.al/