Antonio Di Natale ka dhënë një rrëfim interesant. Ish-goleadori dhe kapiteni i Udineses, autor i 11 golave me kombëtaren italiane, është rikthyer të flasë për futbollin në një prononcim për Tuttosport, aty ku thur elozhe për Lazion dhe Cristiano Ronaldon.
“Për mendimin tim e meriton Lazio titullin kampion. Kjo skuadër ka luajtur më bukur se të gjithë dhe drejtohet nga një trajner i madh. Juventusi është padyshim shumë i fortë, por më pëlqen më shumë Lazio.
Inter? Vitin tjetër, mendoj se Conte po ndërton diçka të rëndësishme dhe po do të ketë një organikë për titull sezonin e ardhshëm. Cristiano Ronaldo do të ishte partneri ideal për mua, për shpejtësinë që ka në kokë dhe në këmbë.
Unë isha pak a shumë si ai, do të ishte diçka e bukur të kishim luajtur së bashku. Më kërkoi edhe Liverpool kur isha te Udinese. Refuzova kalimin te Juventusi, kështu që nuk kishte kuptim të shkoja në Angli pas një refuzimi të tillë“, deklaron Di Natale. /abcnews.al