Një ditë më parë u lajmërua nga Calciomercato se Federata Argjentinase e Futbollit do t’i bëjë thirrje Juventusit me një kërkesë që të mos përdoren Angel Di Maria dhe Leandro Paredes në ndeshjen e fundit para Kupës së Botës.
Megjithatë, ditën e sotme, Di Maria e mohoi këtë në llogarinë e tij, duke shkruar “lajme të rreme”, shkruan abcnews.al.
Para Kupës së Botës, Juve do të luajë 12 ndeshje, nga të cilat një e treta do të jetë me rivalët kryesorë Milan, PSG, Inter dhe Lazio. Është takimi me Lazion që do të jetë i fundit para nisjes së lojtarëve drejt Katarit. /G.D abcnews.al/