Gjatë vizitës së tij në Shkup, ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio përsëriti dhe njëherë qëndrimin e Italisë pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Për të përforcuar edhe më shumë këtë qëndrim ministri i Jashtëm italian Di Maio ndodhej në kryeqytetin e shtetit ballkanik ku u takua edhe me homologun e tij Nikola Dimitrov.
Maqedonia e Veriut është anëtare e organizatave të ndryshme ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe OSBE, ku është regjistruar me emërimin e përkohshëm të Republikës ish – Jugosllave të Maqedonisë. Ende shteti po përpiqet të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Europian, i pranuar tashmë si vend kandidat në të njëjtin nivel me Turqinë.
Deri në vitin 2019 shteti quhej Republika e Maqedonisë dhe u përfshi në një përplasje të gjatë për emrin e saj me Greqinë. Në bazë të marrëveshjes së Prespës të nënshkruar në qershor të 2018-ës, pavarësisht mungesës së arritjes së kuorumit në referendumin e 30 shtatorit, parlamenti i vendit miratoi në janar të 2019-ës një modifikim kushtetues për marrjen e emrit Maqedoni e Veriut dhe për të bërë një hap përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Europian. Ndërkohë ndryshimi i emrit hyri në fuqi në shkurt të 2019-tës./abcnews.al