Dhuruan spektakël në derbin ndaj Monchengladbach, skuadra gjermane gjobitet me 595 mijë euro nga Federata

schedule11:16 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 11:16 - 15 Dhjetor, 2023

Dhuruan spektakël për futbollitdashësit, mirëpo për Federatën u konsiderua si një veprim anti-sportiv. Tifozët e skuadrës së Koln, në Bundesliga dhuruan spektakël, në minutat e para të derbit, të 22 tetorit, ndaj Borussia Monchengledbach, ku ndezën me qindra flakadanë e tymyuese, në tribunën pas porte të “RheinEnergieStadion”, duke shktaktur kështu edhe ndërprerjen e sfidës, për disa minuta,

Siç theksuam edhe më lart, ky veprim i ultrasve nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e futbollit, në Gjermani, dhe pas rreth 2 muajsh nga derbi, Komiteti i Kontrollit në Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) ka gjobitur skuadrën e Koln për përdorimin e fishekzjarrëve shifrën rekord të 595 mijë eurove.

Kurrë më parë një klub profesionist gjerman nuk ka marrë një gjobë kaq të lartë për probleme të shkaktuara nga tifozët e tij, teksa nga kjo shumë, 198,000 euro do të investohen në masat e sigurisë apo parandalimit të dhunës.

“Përdorimi i mjeteve piroteknike është pjesë e futbollit dhe kulturës së tifozëve. Nuk ka nevojë të kalohet asnjë vijë e kuqe. Konkretisht, siguria e spektatorëve duhet të garantohet gjithmonë. Dhe nuk duhet të ketë pasoja në zhvillimin e ngjarjeve sportive.

Këto kufij u tejkaluan qartë kundër Gladbach. Kjo rezulton edhe në dëme të mëdha financiare. Një gjobë kaq e madhe na godet shumë rëndë në rrugën tonë drejt rimëkëmbjes sa më të shpejtë ekonomike”,- lexohet në komunikatën e klubit të Bundesliga. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!