Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhuroi spermë… dhe kancer/ Materiali gjenetik u përdor për ngjizjen e rreth 200 fëmijëve

schedule13:38 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 13:38 - 10 Dhjetor, 2025

Europa është tronditur nga një rast i pazakontë që ka të bëjë me një dhurues sperme nga I cili kanë lindur të paktën 197 fëmijë. Ky person pa vetëdije, mbante një mutacion gjenetik që rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit.

Nga investigimi I disa mediave europiane është zbuluar që sperma është shpërndarë në disa vende të kontinentit dhe sipas një harte të publikuar nga BBC, duket se ajo ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Disa fëmijë kanë vdekur tashmë dhe vetëm një pakicë që trashëgon mutacionin do t’i shpëtojë kancerit gjatë jetës së tyre.

Donacioni u bë në Bankën Europiane të Spermës në Danimarkë dhe u krye nga një burrë anonim I cili u pagua për të dhuruar kur ishte student dhe më pas u përdor nga gratë për rreth 17 vjet.

Ai është i shëndetshëm dhe i kaloi kontrollet si donatorë. Megjithatë, ADN-ja në disa nga qelizat e tij pësoi mutacion para se të lindte.

Ajo dëmtoi gjenin TP53 – i cili ka rolin vendimtar në parandalimin e qelizave të trupit që të shndërrohen në kancerogjene. Pjesa më e madhe e trupit të donatorit nuk përmban formën e rrezikshme të TP53, por deri në 20% e spermës së tij e përmban.

Megjithatë, çdo fëmijë i lindur nga spermatozoidet e prekura do të ketë mutacionin në çdo qelizë të trupit të tyre.

Kjo njihet si sindroma Li Fraumeni dhe vjen me një shans deri në 90% për të zhvilluar kancer, veçanërisht gjatë fëmijërisë, si dhe kancer të gjirit më vonë në jetë.

Mjekët që po shihnin fëmijë me kancer të lidhur me dhurimin e spermës ngritën shqetësime në Shoqatën Evropiane të Gjenetikës Njerëzore këtë vit. Ata raportuan se kishin gjetur 23 fëmijë me mutacioni gjenetik dhe dhjetë prej tyre ishin diagnostikuar tashmë me kancer.

Shifra është të paktën 197 fëmijë, por ky mund të mos jetë numri përfundimtar pasi të dhënat nuk janë marrë nga të gjitha vendet. Gjithashtu nuk dihet se sa prej këtyre fëmijëve e kanë trashëguar variantin e rrezikshëm.

Ky rast, së bashku me atë të një burri të cilit iu urdhërua të ndalonte pasi kishte lindur 550 fëmijë përmes dhurimit të spermës, ka ngritur përsëri pyetje nëse duhet të ketë kufizime më të ashpra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!