Një qen që ka dhuruar gjakun e tij të rrallë për të ndihmuar në shpëtimin e 88 qenve të tjerë, ka dalë në pension pas gjashtë vjetësh.
Woodie së pari dha gjak kur ishte 3-vjeç dhe tani 9-vjeçari ka arritur të japë 22 dhurime.
“Ta di se ai ka ndihmuar familjet në situata të vështira… është e mrekullueshme”, ka thënë pronarja e tij, Wendy Gray.
Qendra e Gjakut të Kafshëve e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se secili dhurim prej 450ml gjak mund të ndihmojë deri në katër qen, ndërsa e quajti Woodien një “super yll”.
Sipas BBC, qendra ka thënë se gjaku i qenit është shumë i kërkuar pasi ka më shumë gjasa të jetë negativ, që do të thotë se mund t’i jepet çdo qeni në raste urgjente dhe vetëm 30 për qind e qenve mendohet se e ka këtë grup të gjakut./abcnews.al