“Dhuratë prej qytetarëve”/ Rritja me 15% e çmimit të energjisë, aktivistët në Kosovë godasin me tortë zyrtarin e lartë

schedule14:35 - 27 Mars, 2025

schedule 14:35 - 27 Mars, 2025

Njëri prej qytetarëve aktivist, që po e kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind, Dibran Hoxha ka “ëmbëlsuar” kryetarin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahun.

Derisa ëmbëlsirën, Hoxha e kishte “dhuratë” për Fejzullahun, ky i fundit nuk e pranoi, transmeton Klankosova.tv.

Pas kësaj, Hoxha ia hodhi tortën kryetarit të ZRrE-së.

“Pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta “ëmbëlsojmë” kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime!”, ka shkruar Hoxha ndër të tjera./klankosova

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!