“Dhuratë” për ditëlindje, Charles do e lejojë Princin Harry të veshë uniformë ushtarake në funeralin e Mbretëreshës

schedule10:33 - 16 Shtator, 2022

schedule 10:33 - 16 Shtator, 2022

Pasi festoi ditëlindjen e tij të 38-të me vetëm gruan e tij Meghan Markle në krah, Princi Harry mori një dhuratë të papritur nga babai i tij, mbreti i Britanisë Charles.

Monarku i ri më në fund do ta lejojë atë të veshë uniformën e tij ushtarake gjatë një vigjilje të veçantë për nder të Mbretëreshës Elizabeth, siç komenton shtypi britanik.

Ky gjest i vullnetit të mirë nga mbreti Charles mund të lidhet me ditëlindjen e djalit të tij të dytë, e cila u la në hije nga varrimi i gjyshes së tij të dashur Elizabeth, por kryesisht nga marrëdhëniet e ftohta mes “rebelit” flokëkuq të pallatit britanike dhe anëtarëve të familjes mbretërore.

Siç komenton gazeta britanike “The Sun”, dje Princi Harry ka marrë urime vetëm nga bashkëshortja e tij.

Fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, nuk janë me ta, por pjesa tjetër e familjes mbretërore britanike nuk nxituan ta uronin për ditëlindjen e tij.

Sipas gazetave britanike “Mirror” dhe “Daily Mail”, princat William dhe Harry do të marrin pjesë nesër në një vigjilje speciale për nder të Mbretëreshës Elizabeth të shtunën.

Dy vëllezërve do t’u bashkohen gjashtë nipërit e tjerë të Mbretëreshës në një vigjilje speciale 15-minutëshe në Westminster Hall.

Gjithsej tetë nipër e mbesa do t’i bëjnë nderimet e tyre monarkes 96-vjeçar ndërsa qëndrojnë në heshtje pranë arkivolit të Madhërisë së Saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!