Dhuratë e pazakontë/ Vëllai i mban premtimin motrës në ditën e dasmës

schedule13:40 - 5 Mars, 2020

schedule 13:40 - 5 Mars, 2020

Nëse keni vëlla dhe nuk ju ka ngacmuar ndonjëherë, atëherë a është me të vërtetë vëllai juaj?

Mendl Weinstock bëri një shaka me motrën e tij që nëse do të martohej ndonjëherë, ai do ti sillte një lama si të ftuar. Motra Riva Eisenberg nuk ia vuri veshin dhe vazhdoi me jetën e saj, raporton The Times of Israel. Por pesë vite më vonë, kur Riva u martua, Mendl vendosi që ta bënte realitet shakan e tij duke i sjell një lama me kostum në dasmën e saj

Nusja mbeti e befasuar, Riva priste diçka të pazakontë por jo një lamë. Dasma u mbajt në Cleveland të Ohaos.

Derisa të ftuarit po kalonin shumë mirë, Riva tha se asnjëherë nduk do të fejohej me një lamë, ti shkonte afër apo ta prekte atë. Pas një ore dhe pas atyre çasteve gazmore, lama u kthye në fermën e saj.

Mendl shpjegoi: “Pesë vite më parë,motra ime po bisedonte për martesën e saj, si dëshironte të ishte nëse edhe pse ajo nuk kishte dikë të veçantë në jetë. Vetëm që ta bëja me nerva, i thashë që nëse më fton në dasmë do ta sjell një lamë me vete. Në fillim ajo u nervozua shumë por më pas ajo e kuptoi që ishte vetëm një shaka.

Motra e tij ishte e  kaq e habitur që vëllai arriti të mbajë premtimin e tij (që supozohej të ishte një shaka) dhe të sillte një lamë në dasmën e saj./abcnews.al