Dhurata Dora është padyshim një ndër artistet më të suksesshme të momentit në tregun vendas, fama e së cilës ka tejkaluar kufijtë. Pak ditë më parë, erdhi me një projekt krejt ndryshe. “Ferrari” rezultoi një sukses, dhe deri më tani ka grumbulluar disa miliona klikime në Youtube.
Por, këngëtarja nuk ndalet me kaq. Ajo pritet të vijë me një bashkëpunim me legjendën e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu. Detajet i zbuloi vetë Sabriu në një intervistë televizive, teksa tha se ata do të vijnë me një version të ri të “Merrma shiun e Prishtinës”, një ndër projektet më të suksesshme të këngëtarit, shkruan abcnews.al.
“Dhuratën e kam zemër, e kam çikën e kojshive. Mamin e babin e saj i kam shokë të fëmijërisë. Dhurata është yll dhe ne do bëjmë “Merrma shiun e Prishtinës”, tha Sabriu. Prej kohësh, Dhurata është përfolur për një duet të mundshëm me Sabriun, por duket se ka ardhur koha që planet të konkretizohen. /abcnews.al

