Mauricio Pochettino ka një meritë të madhe. Trajneri argjentinas dërgoi Tottenham në një nivel të lartë dhe Spurs janë prej vitesh një ndër skuadrat më të forta në Premier League dhe Europë. Ky sezon ka nisur shumë keq dhe drejtuesit vendosën të bënin ndryshime në stol. Pochettino u shkarkua dhe në vend të tij ka ardhur Jose Mourinho.
Portugezi mbetet një strateg i madh dhe zgjedhja e tij është miratuar nga lojtarët. Entuziazëm edhe te tifozët, të cilët e shohin “Special One” si njeriun e duhur për të drejtuar ekipin e zemrës. Jo vetëm kaq, pasi është rihapur një skenar edhe në merkato. The Guardian raporton se dhurata e parë për Mourinhon pritet të jetë Gareth Bale.
Raportet e uellsianit me Real Madrid janë në pikën më të ulët dhe një rikthim tek ekipi ku shpërtheu e kaloi 6 sezone, do të ishte i mirëpritur. Nga Reali, nga vetë lojtari dhe nga trajneri portugez, i cili mbetet një admirues i anësorit ofensiv. /abcnews.al