Dhurata e parë për Edi Martinin, Teuta akord me një sulmues

schedule12:29 - 3 Janar, 2022

schedule 12:29 - 3 Janar, 2022

Teuta është një nga skuadrat që ka pësuar më shumë largime deri më tani.

Adolf Selmani, Sherif Kallaku, Pepi Gorgiev dhe Bobi Celeski e kanë mbyllur me kampionët në fuqi.

Drejtuesit e Teutës tani po punojnë për afrimet dhe është arritur akordi për të rikthyer një sulmues.

“Shkodra Sport” shkruan se ka mbetur vetëm firma, që Rubin Hebaj të jetë sërish i “Djemve të detit”.

Hebaj luajti për një vit te Shkëndija dhe rikthehet në Durrës për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!