Filippo Inzaghi ka zhvilluar një punë fantastike këtë sezon te Benevento dhe djemtë e tij kanë dominuar Serie B, një kampionat ekstremisht i fortë dhe plot rivalitet. “Shtrigat” kryesojnë me 20 më shumë se vendi i dytë dhe rikthimi në Serie A është një formalitet.
Superpipo e di mirë se përballimi i elitës ka nevojë për përforcime dhe i ka parashtruar drejtuesve kërkesën e tij. Ai është Sebastian Giovinco, një emër i njohur në Itali. Milingona Atomike është pjesë e Al Hilal në Arabinë Saudite, klub me të cilët ka një kontratë deri në 2021.
Për sulmuesin 33-vjeçar interesohen edhe Parma, Vasco da Gama dhe Botafogo. Il Mattino raporton se Benevento ka nisur kontaktuar me agjentin e lojtarit, duke i bërë ofertën e tyre. Negociatat vazhdojnë dhe Giovinco mund të tundohet nga fakti që Inzaghi do e bazojë tek ai ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al