Dhurata Dora i bën vetes dhuratën super luksoze

schedule09:33 - 26 Korrik, 2020

schedule 09:33 - 26 Korrik, 2020

Dhurata Dora është një prej artisteve më të suksesshme shqiptare. Këngëtarja nga Kosova, fama e së cilës tejkalon kufijtë shqiptarë ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, ku së fundmi solli dy këngë brenda pak javësh, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Së fundmi, ajo ka vendosur t’i bëjë vetes një makinë super luksoze Mercedes Benz. Ka qenë menaxheri i saj, i cili ka ndarë një foto të super makinës në rrjete sociale, duke e uruar këngëtaren e hitit “Zemër” për këtë dhuratë që i ka bërë vetes.

Pas dy këngëve që sapo solli, Dhurata ka rezervuar të tjera supriza për fansat. Këngëtarja është shprehur se ka disa projekte pa lançuar, por nuk ka dhënë detaje duke e lënë gjithçka një surprizë.

Kam punuar shumë kam shumë projekte që janë pa lançuar. Për këtë verë nuk e di se çfarë të them saktë se edhe kjo puna e pandemisë na ka çrregulluar, mirëpo ta shohim, mbetet surprizë.“, është shprehur Dhurata. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

Mos mi le ti faaaaaajeeeeet?

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!