Dhunuesi në spital psikiatrik/ Mbante të izoluar familjen, ndryshon masa për Jetnor Zhabollin

schedule13:21 - 11 Mars, 2024

schedule 13:21 - 11 Mars, 2024

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë nga “arrest në burg” me “shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik” për Jetnor Zhabollin. Vendimi erdhi pas paraqitjes së ekspertizës mjekësore e cila e përcaktoi se ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve.

35-vjecari ndalonte komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas policisë, i riu kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!