Noizy mbetet në burg/ Gjykata vendosi masën e sigurisë, do ekstradohet në Kosovë

schedule12:25 - 8 Gusht, 2024

schedule 12:25 - 8 Gusht, 2024

TIRANË-Gjykata e Tiranës, ka lënë të enjten në burg Rigels Rajkun dhe DJ e tij, Bahtjar Bajraktarin, të cilët u arrestuan orët e para të mëngjesit të së mërkurës në një klub nate në Shëngjin, për shkak se ishin në kërkim për llogari të Kosovës.

Mes të tjerave, duke qenë se reperi i njohur si Noizy, bashkë me DJ e tij, janë banues në Durrës, Gjykata e Tiranës, ka shpallur moskopetencë dhe në këtë mënyrë seancat e tjera ndaj Rigels Rajkut do të zhvillohen nga Gjykata e Durrësit.

Tashmë reperi Noizy, ka afat 5 ditor për të apeluar masën e arrestit me burg të vendosur nga Gjykata e Tiranës. Nga ana tjetër, ministria e Drejtësisë në Kosovë, ka kërkuar që Noizy të ekstradohet për tu përballur më drejtësinë atje, si i dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” kundër  Medi Isenit.

Sipas prokurorisë dhe policisë së Kosovës, Noizy bashkë me DJ e tij, në bashkëpunim me disa persona te tjerë, dyshohet se kanë dhunuar brutalisht Medi Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, si dhe mikun e tij, Bekim Hadergjonaj.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim nga policia edhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi”. Dhuna ndaj Medi Isenit ndodhi mëngjesin e 2 gushtit në një klub nate në Pejë.

Noizy, Dj Crax, Stresi dhe disa miq të tyre kishin shkuar për të kënduar. Nga ana tjetër, Medi Iseni dhe Bekim Hadergjonaj kane shkuar tek dhoma ku qëndronte Noizy dhe personat e tjerë dhe në këtë moment ka nisur edhe sherri.

Pas dhunës ka qenë Medi Iseni i cili ka bërë kallëzim penal në policinë e Kosovës ndaj Rigels Rajkut, Arkimed Lushajt dhe Baftjar Bajraktarit. Shkak i konfliktit dyshohen se janë bëtë videot e Medi Isenit në Tik-Tok, ne te cilat ofendohen dy reperat Noizy dhe Stresi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!