Dhunuan pasi vodhën një person, 2 në pranga

schedule20:01 - 10 Maj, 2018

schedule 20:01 - 10 Maj, 2018

Policia ka vënë në pranga këtë të enjte dy persona.

Ata ishin shpallur në kërkim të mërkurën e 9 Majit pasi vodhën një portofol me rreth 200.000 lekë të reja.

Më pas, Angjelin Perleka, 29 vjeç dhe Erjol Shtjefanaku, 32 vjeç dhunuan fizikisht me sende të forta N.SH zotëruesin e portofolit.

Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e ” Vjedhjes me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim./abcnews.al