Dhunuan dhe kanosën me armë pronarin e një karburanti, në kërkim dy shtetas në Mirditë

schedule12:01 - 16 Tetor, 2024

schedule 12:01 - 16 Tetor, 2024

Një 49-vjeçar ka bërë kallëzim në polici se ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri nga dy shtetas, në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë.

Sipas tij kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Ndërkohë në kërkim janë shpallur Kristjan Marku (Bashaj) dhe Aleksandër Senaj.

“Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!