Dhunuan dhe grabitën çiftin në Maqellarë, arrestohen 4 persona

08:48 | 25/02/202008:480

Policia ka zbardhur gabitjen e çiftit Dule në Maqellarë. Për këtë ngjarje janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Policia ka rënë në gjurmët e autorëve pas informacioneve dhe gjurmëve të gishtave që kishin lënë në banesë.

Mbrëmjen e së dieles, 6 grabitës hynë me forcë në banesen e familjes Dulja në fshati Çermen të Maqellarës në Dibër. Ata dhunun çiftin që jetonin vetëm në banesë duke u marre sendet me vlerë që kishin në shtëpi.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Dibrës zbardh ngjarjen e ndodhur në datën 22.02.2020, ku disa persona vodhën me dhunë sende me vlerë në një banesë.

Finalizohet me sukses operacioni policor “Maqellara” Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale dhe hetimore, Policia identifikoi dhe vuri në pranga 4 shtetas si autorë të dyshuar, si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në vjedhje.

Policia e Dibrës, pas njoftimit të marrë se në fshatin Cernem, Maqellarë, në orët e vona të datës 22 shkurt, disa persona kishin hyrë në banesën e shtetasit R. D. dhe nëpërmjet dhunës kishin marrë sende me vlerë, menjëherë ngriti një grup të posaçëm hetimor, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, grumbullimit të provave ligjore në vendngjarje, kontrolleve të shumta dhe informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të operacionit policor i koduar “Maqellara”, u bë e mundur që në një hark kohor të shkurtër, të zbardhej ngjarja dhe të viheshin në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

  1. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç, banues në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. B., 35 vjeç dhe A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë.

Si rezultat i veprimeve profesionale është bërë e mundur gjetja e disa provave materiale të vjedhura në banesën e shtetasit R. D., të fshehura në banesën e autorit të dyshuar S. C.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono